Lajme

Rama: Do të vazhdojmë të luftojmë për të rritur punësimin

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 13 May 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të shtunën në Selenicë, se qeveria që ai drejton do të vazhdojë të punojë për rritjen e punësimit, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale.

Gjatë prezantimit të deputetëve për qarkun e Vlorës, Rama theksoi se gjatë këtyre tre vjet e gjysmë të qeverisjes janë bërë reforma të thella dhe të vështira.
“Kemi qenë të detyruar të punojmë në një vend ku drejtësia e korruptuar është e lidhur si mishi me thoin me ata që janë ngujuar në bunker plastmasi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Është dëshpëruese të shohësh një parti që lindi nga shpresa për liri dhe drejtësi, të shohësh që ngujohet për t’i ndërprerë rrugën qytetarëve të këtij vendi për të pasur drejtësi. Duke i ndërprerë rrugën e së ardhmes dhe për ta çliruar këtë vend nga diktatura e korrupsionit”, ka thënë Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera