Lajme

Rama: Të përgatitur për sulme të tjera nga Irani

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 19 September 2022

Kryeministri Edi Rama ka thënë se sulmet kibernetike nga Irani do të ndodhin sërish.

I ftuar në emisionin “Wake Up America” në SHBA, Rama është shprehur se duhen shpejtuar masat për mbrojtjen kibernetike, sepse regjimi iranian është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë.

“Kemi preferuar të ndërtojmë një aleancë për mbrojtje. Kemi nevojë të shpejtojmë masat në mbrojtjen kibernetike. Jemi të përgatitur për sulme të tjera, sepse e dimë që ky regjim është i angazhuar në sulme të tilla kudo në botë. Nuk më takon mua ta them, sepse Shqipëria është një aleat i fortë i SHBA, nuk është mbi shpatullat tona të marrim barren e vendimeve të mëdha”, tha Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera