Lajme

Rama takon ministrin Latifi: Ndërtimi i spitalit të Prishtinës fillon më 2023

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 29 August 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin me të cilin ka biseduar për ndërtimin e spitalit të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se punimet për këtë spital janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023.

“Punimet për Spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023. Bashkë me Ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera