Lajme

Rama: Sulmi kibernetik është zmbrapsur me sukses

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 24 July 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmi kibernetik ndaj e-Albania është zmbrapsur me sukses nga një “superskuadër” shqiptaro-amerikane.

“Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit”, ka shkruar Rama në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Rama tha se detajet e sulmit kibernetik do të publikohen sapo të përfundojnë proceset e hetimit.

-Advertisement-

“E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione”, shkroi Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera