Lajme

Rama sot vizitone Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 10 June 2024

Në Kosovë sot qëndron kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të pres në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Edhe kryetari i Prishtinës Përparim pret në takim kryeministri e Shqipërisë Edi Rama ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit.

-Advertisement-

Gjithashtu, kryeministri Rama do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova”.

Në këtë konfrencë folës kryesorë janë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë; Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë; Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera