Fokus

Rama sot në Kosovë injoron Ramushin e Albinin

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 29 June 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të hënë do të vizitoj Kosovë.

Por, gjatë kësaj vizite nuk pritet që të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe ish-Kryeministrin e Kosovës dhe lideri ne Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Takimet me liderët e vendit, Rama, do të i filloj prej orës 13, shkruan gazeta Infokus.

-Advertisement-

Së pari do të takohet me Fatmir Limajn, Kryetarin e Nismas Socialdemokrate, në ora 13 e 15, me të cilin pas takimit do të vazhdoj në një drekë punë.

Pas Limajt, Rama në Kuvend do të takohet me Vjosa Osmanin, ndërsa pas këtij takimi do t’i shkoj në zyre Kryeministrit të vendit, Avdullah Hotin, shkruan gazeta Infokus.

Në ora 18, Rama d otë takohet me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, ndërsa 50 minuta më vonë do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Nga krejt këto takime, vërehet që Rama ka injoruar Kurin e Haradinajn, me të cilën nuk është paralajmëruar ndonjë takim.

Me këta të dy, dihet edhe publikisht se Rama nuk ka edhe aq raporte të mira, sidomos me Haradinajn, me të cilin edhe janë në gjyq, pasi Rama e kishte paditur Haradinajn për shpifje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera