Lajme

Rama: Shqipëria ka nderin që të pres për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 22 May 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ceremonisë së mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” për nisjen e “Defender Europe 2023” tha se Shqipëria ka nderin që të pres për herë të dytë këtë stërvitje të madhe ushtarake.

Rama, potencoi se se ky është një privilegj sidomos për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë edhe pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitje, njofton Klankosova.tv.

“Shqipëria ka nderin që të pres për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 2023”, dhe ky është një privilegj i posaçëm për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilat janë pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitje, e cila për herë të dytë vë në pah edhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake falë mbështetjes së paçmuar të aleatëve tanë amerikanë dhe të aleatëve të tjerë të vendeve të NATO-s”, tha Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera