Lajme

Rama: Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 05 October 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u bë bashkë të enjten me 47 liderë evropianë dhe nga Ballkani Perëndimor në kuadër të takimit mbarevropian që po mbahet në Granadë të Spanjës.

Në një intervistë për RTSH ai foli për Kosovën dhe qëndrimet e tij.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria do t’i japë zë procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Unë vazhdoj të bëj timen, t’i qëndroj një për një të gjitha bindjeve të mia, sepse nuk janë bindje të krijuara spontanisht. Nuk janë bindje që burojnë nga emocione apo erëra që fryjnë në një drejtim apo një drejtim tjetër. Nuk janë zjarre që ndizen apo fiken, por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon dhe i marrëdhënies së Shqipërisë me Kosovën, në funksion të së cilës Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë. Por, Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet në bazë të analizës, që në të drejtën e tyre bëjnë në Prishtinë. Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës dhe për njohjen përfundimtare të Kosovës me zërin e vet”, tha Rama, për RTSH.

“Nga ana tjetër, kam parë po ashtu se si gjithmonë në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza, kinse patriotizmit, që siç thotë ajo fjala ‘është streha e fundit e maskarenjve’”, deklaroi Rama.

Më herët, kryeministri i Shqipërisë u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera