Rama: Sallata ruse e Bashës; Kreu i PD: Rreziku rus vjen nga Rama
Autori: Gazeta inFokus
16:45 | 09 March 2018
Revista amerikane Mother Jones tregonte se si paratë që kishin burime nga Rusia shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët që ndihmonin Partine Demokratike të Shqipërisë.
Mbas disa ditësh debati reagoi për këtë çështje edhe kryeministri Rama, i cili shkruan në Facebook, mesa duket për ta kthyer në një temë të madhe politike duke nënkuptuar që opozita mund të jetë përdorur për interesa ruse për të prishur imazhin e Shqipërisë.
“Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet. Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysmë milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!”, shkruan Rama.
Lulzim Basha prej dy ditësh i ka mohuar akuzat e revistës amerikane duke pretenduar që jo vetëm që nuk ka shkelje ligjore por dhe që s’ka asnjë lidhje me financim e ruse.
“PD ka deklaruar atë që ka paguar dhe ka paguar atë që ka deklaruar”, është shprehur Basha. Basha tha se nuk e njihte kompaninë Biniatta Trade, e cila nga revista amerikane Mother Jones përmendej si kishte nxjerrë paratë që më pas shkonin për lobistin amerikan Nik Muzin që do ndihmonte Partinë Demokratike.
Por sipas Kryeministrit Rama, ky qëndrim i kreut të opozitës, bie ndesh me çfarë ai vet ka deklaruar dhjetorin e kaluar, në të njëjtën studio, po për të njëjtën çështje. Kryeministrit Rama, thotë se kjo histori nuk mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund nëse ka pasur apo jo interferenca malinje forcash të huaja, për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cenimit të imazhit të Shqipërisë, me qëllim pengimin e integrimit evropian dhe destabilizimit të vendit. Sallata ruse e financimit të PD po bëhet argumenti bazë që mazhoranca godet politikisht opozitën.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































