Lajme

​Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të kryeqytetit po bëhen realitet

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 31 August 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama gjatë vizitës në Japoni ka takuar arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma me të cilin kanë diskutuar detajet e fundit të projektit të Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit në kryeqytet.

Rama ka thënë se arkitektura unike e ndërtesës ikonë të kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë “por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern”.

Ai ka thënë se ky është një projekt tjetër i madh drejt transformimit të Prishtinës.

-Advertisement-

“Jam shumë i lumtur që vetëm se po hedhim hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme të kulturës që i kanë munguar Kryeqytetit tash e sa kohë. Ne po realizojmë një kërkesë të kamotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore. E kam premtuar dhe po e bëjë realitet”, ka thënë Rama.

Në njoftim është theksuar se arkitekti Kengo Kuma, u shpreh falënderues për mundësinë e bashkëpunimit me kryeqytetin që të krijojë një projekt me arkitekturë të veçantë, i cili do të plotësojë nevojat e komunitetit artistik vendor e ndërkombëtar.

Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit në kryeqytet pritet të krijohen brenda ish-shtëpisë së mallrave “Gërmia” në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera