Rama rrëfen çfarë i tha Macron: Nuk do të hap rrugë për vizat nëse Prishtina nuk pranon planin franko-gjerman
Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 19 October 2023
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ku u përgjigj për një sërë çështjesh të ndryshme të aktualitetit politik në vend dhe jo vetëm.
Nga ambientet e Piramidës, Rama tregoi edhe se çfarë i tha Presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me vizat për Kosovës. Kreu i qeverisë u shpreh se Macron i tha se “nuk do të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë së planit franko-gjerman”.
Duke folur për gazetarin Blendi Fevziu, Rama këshilloi politikën në Kosovë që ta lexojnë mirë atë që tha Macron pasi sipas tij, ai foli për disa javë në vijim që janë “javë oportuniteti”.
Blendi Fevziu: E para si e kuptuat dhe natyrisht ju keni informacion shtesë nga ne, si e interpretoi Presidenti Macron deklaratën e tij që ‘ne do të pezullojmë vizat për Kosovën’. ‘Suspendu’ tha.
Edi Rama: Ai e preku çështjen e situatës në procesin e dialogut, si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët ai është vetvetiu i lënduar me faktin që edhe pse është angazhuar personalisht bashkë me kancelarin Scholz për të vënë në tavolinë një plan që quhet plani franko-gjerman dhe që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës në këtë fazë të historisë së saj dhe duke diskutuar më tha që unë nuk jam i gatshëm që të hap rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë dakordësisë mbi planin franko-gjerman.
Blendi Fevziu: Çfarë kishte ai parasysh me “nuk do t’i hap rrugë”? Viz
Edi Rama: Po, natyrisht!
Blendi Fevziu: Pra Macron ishte i drejtpërdrejtë që nuk do të lejojë vizat në qoftë se Prishtina nuk pranon planin. Po në qoftë se Vuçiç nuk e pranon planin?
Edi Rama: E tha edhe në konferencë.
Blendi Fevziu: Po se pati komente më pas që nuk e ka thënë ashtu, e ka thënë në një këndvështrim tjetër? U ngjallën mjaft diskutime.
Edi Rama: Ajo ishte shumë e qartë. Ajo që është shqetësuese është që edhe figura publike, edhe profile false me nxitje nga figura publike u hodhën në një sulm ndaj tij dhe ndaj madje u hodhën edhe në sulm ndaj meje, a thua se e bëra unë atë
Blendi Fevziu: Pse Macron duhej të vinte ta bënte në Tiranë atë deklaratë zoti Rama mbi gjysmën tjetër të botës shqiptare?
Edi Rama: A thua se e kam unë gjithë fuqinë t’i them Presidentit francez, do bësh, këtë, do bësh atë. Përkundrazi, por kjo është një tjetër, nuk ka rëndësi se unë jam mësuar me këtë. I këshilloj ta lexojnë mirë atë që tha sepse foli për disa javë në vijim që janë javë oportuniteti. Pra duhet të ketë lëvizje në drejtimin e duhur se nuk mund të merret peng gjithë bashkësia e aleatëve dhe e miqve të Kosovës, nuk mund të merret peng i gjithë komuniteti euroatlantik për ti bërë karshillëk një përpjekje të tyre, shumë, shumë të vendosur dhe po kaq të sinqertë për të zgjidhur çështjen e vetë Kosovës.
/tvklan.al
Të tjera
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...
-
Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...