Rama reagon për protestën e opozitës: “Non grata” dhe “spiuni” mblodhën militantët
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 15 November 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë për protestën e opozitës të organizuar para tre ditësh.
Në një komunikim me gazetarët, ai e shpërfilli protestën e opozitës, duke thënë se as nuk e kishte parë fare, edhe pse sipas tij, protesta të tilla, opozita mund të bëjë çdo ditë.
Ai shtoi se ajo ishte një protestë partish për pushtet dhe jo e qytetarëve që kanë halle.
“Për çfarë proteste flisni?! Për cilët qytetarë flisni?! Për një protestë partish?! Një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre! Le ta bëjnë sa herë të duan. Kjo nuk ka lidhje me qytetarët e shqetësuar”, tha ai.
“Kjo është një protestë partish për pushtet për të prishur e për të marrë, me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë këtu që iu desh punëtorëve natën për ta larë. Kështu është ndarë kjo punë. Ata bëjnë pis, ne pastrojmë. Çfarë proteste?! As nuk di sa ishin, as nuk i kam parë, as nuk më interesojnë fare. Le ta bëjnë çdo ditë po të duan. Kjo është një çorbë që e kemi parë prej 30 vjetësh që e gatuan i njëjti kuzhinier, non grata”, shtoi Rama.
Në fund, Rama ka shprehur keqardhje për militantët e PD-së.
“Më vjen keq për ata që pavarësisht se janë militantë harrojnë që po shkojnë pas disave që paguhen nga të huajt për të bërë dëm në këtë vend”.
Të tjera
-
I jepet lamtumira e fundit, Hajdin Berishës
I është dhënë lamtumira Hajdin Berishës, kryetarit të Nismës Socialdemokrate,...
-
Daçiq e falënderon Kinën për mosnjohjen e Kosovës
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij n...
-
Mehaj: Policia jonë u ka treguar armiqve se Kosova ka zot shtëpie dhe dinë e mund ta mbrojnë vendin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës n...
-
Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin...
-
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave k...
-
Zhegrova e fshinë postimin për Kosovën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas...
-
“Dardanët” reagojnë pas vendimit për përjashtimin e Zhegrovës, Muslijës e Muriç
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përja...
-
Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit
Deri më 26 dhjetor të këtij viti, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën ...
-
Zgjedhjet 2025, Rama: Do të fitojmë sërish, PD nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin ’97
Nga Asambleja e PS që po mbahet në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, njëherë...
-
Elon Musk pret të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027
Elon Musk është në hap për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2...
-
Kurti fton qytetarët që të marrin pjesë në nominimet për ‘Çmimet e Vullnetarizmit’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e...
-
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...