Lajme

Rama reagon ndaj deklaratave kërcënuese të Dodikut: BE ta thyej heshtjen sa më shpejt!

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 31 Tetor 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, i cili ka thënë se serbët që jetojnë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet.

Rama përmes platformës X, shprehet i befasuar, specifikisht ndaj mosreagimit të deritashëm të partnerëve të BE-së, ndaj siç i quan të tillave deklarata nxitëse.

”Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy