Lajme

Rama qetëson Perëndimin në prani të Erdoganit: Juve ju kemi aleatë, Turqinë mike

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 17 January 2022

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qëtësuar aleatët në BE dhe SHBA pas vizitës së Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri. Rama tha se mes BE-së dhe Turqisë, ai ka zgjedhur Shqipërinë dhe mbetet një aleat strategjik i Perëndim, po ashtu edhe një mik i Turqisë.

Rama tha teksa ishte në krah të Presidentit Erdogan se ai është një këshillues i mirë, ndërsa shtoi se çfarë flet me të në publik, atë flet edhe në takimet bileterale.

“Mendoj se këtë marrëdhënie ka vetëm të mira. Mos e harrojmë që BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot. Turqia është një valvul e pashmangshme sigurtie për BE. Ne jemi aleatë, nuk bëjmë zgjedhje, ne zgjedhim Shqipërinë”, tha Rama. /abcnews.al/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera