Lajme

Rama publikon videon nga Samiti në Londër

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 24 February 2020

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, ku ai shihet duke i shtrënguar duart me pjesëmarrësit e këtij samiti, pjesë e së cilit është edhe kryeministri Albin Kurti dhe homologia e tyre serbe Ana Bërnabiq.

Ndër të tjera në Samitin e Londrës, është folur edhe për marrëveshjen për linjë hekurudhore mes Kosovës e Serbisë që është konsideruar si një nga cështjet kyçe për Kosovën. Kryeministri Albin Kurti ndërkaq ka folur për investimet e diasporës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera