Lajme

Rama-protestuesve: Merrni ç’ju jep ligji e largohuni

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 22 November 2018

Teksa një pjesë e banorëve që preken nga zgjerimi i unazës së re kanë dalë të protestojnë para godinës së Parlamentit, e cila degjeneroj jo pak herë në dhunë, kryeministri përmes rrjetit social “Twitter” u kërkon që të largohen, e të marrin atë çfarë u ofron ligji.

Gjithashtu kryeministri Rama paralajmëron se nuk do të tolerojë aspak dhunën e tyre ndaj efektivëve të policisë.

“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumente prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”, shkruan Rama./Tch/

-Advertisement-

Lexo edhe: Protestë para Kuvendit, mbërrin ambulanca, 6 policë të lënduar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera