Rama pritet nga kryeministri i Çekisë: Ideja e Komunitetit Politik Evropian, e rilindur në kohë krizash
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/rama-ne-prage-780x439-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
14:12 | 06 October 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur sot në Pragë nga Kryeministri i Republikës së Çekisë, Petr Fiala përpara takimit të Komunitetit Politik Evropian.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka thënë për mediat e pranishme atje se është e nevojshme që shtetet evropiane të jenë së bashkuara.
“Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide e shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit evropian”, tha Rama.
Pyetur se kush është vlera e shtuar nga Komiteti Politik Evropian për Shqipërinë, Rama ka thënë se Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, “e rrethuar nga vendet e bashkimit Evropian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë.”
Rama ndodhet në Pragë në kuadër të një samiti që pritet t’i japë jetë krijimit të Komunitetit Politik Evropian. Në këtë organizim kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalë.
Në fokus të këtij samiti do të jetë lufta në Ukrainë, pasojat e saj, kriza energjetike dhe çështje të tjera si sulmet kibernetike që kanë prekur Shqipërinë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/Universum-cover-4-korrik-600x3601-1.png)
Të tjera
-
Lekaj thotë se Kurti po e përdor dialogun për vota
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se krye...
-
Aliu viziton punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë, e cilëson si një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Pretendimet e Vuçiqit për dronët, Zeka: Serbia po luan rolin e vikti*mës, të mos biem në grackën e saj
Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka ka thënë se dekla...
-
Maqedonci: Të gatshmëm për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Komandën e Ushtrisë Amerikane
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës s...
-
Alica Kearns sërish zgjidhet deputete e Parlamentit britanik
Konservatorët britanikë pësuan një disfatë kolosale në zgjedhje dhe qever...
-
BE-ja s’i komenton arrestimet e fundit nga Serbia: Presim të respektohet lëvizja veç me letërnjoftime
Dy ditë më parë një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet...
-
Deputeti Basha përfshihet në kritikat ndaj vizitës së Orbanit në Rusi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirë në reagimet e sh...
-
Elshani tregon se sa kërkesa për konvertim patentë shoferësh janë bërë deri tani
2 mijë e 75 kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë shoferëv...
-
AKI shpall konkurs për punonjës të rinj në 12 fusha, këto janë kriteret
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka shpallur konkurs për punonjës në 12 fu...
-
Djykata dënon dy persona për fajde – njërin me 18 muaj burgim dhe 25 mijë € e tjetrin 1 vit burgim e 10 mijë €
Remzi Jahiri është dënuar me 1 vite e gjysmë burgim dhe 25 mijë euro gjobë pa...
-
Moti në vikend me diell, temperaturat mbi 30 gradë Celsius
Moti në vikend parashihet të jetë me diell. Të shtunën temperaturat minima...
-
Kush është kryeministri i ri britanik, Keir Starmer?
Për dikë që shpesh është përqeshur si i ngathët, Keir Starmer e ka korrur...