Lajme

Rama poston videon 3D të aeroportit të Vlorës

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 30 April 2021

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën me një video 3D të aeroportit të Vlorës, ku tregon zhvillimin që do t’i sjellë vendit ndërtimi i tij.

Në këtë video, që e sjell në formën e një rrëfimi, Rama thotë se do të bëhet e mundur që nëpërmjet këtij aeroporti shqiptarët të vijnë nga Amerika në Shqipëri me një linjë direkte.

Meta: Zbrazja e vendit rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare

-Advertisement-

Po ashtu, ai nxjerr në pah edhe hovin e madh ekonomik që do të sjellë ndërtimi i këtij aeroporti, vendet e punës që do të hapen, por edhe turistët e shumtë që do të vijnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera