Lajme

Rama poston këtë foto dhe jep lajmin e mirë për vende të lira pune

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 01 May 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka uruar për 1 majin ditën ndërkombëtare të punëtorëve dukë thënë se aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira pune.

Rama ka thënë se vetëm në 3 vitet e fundit punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

-Advertisement-

“MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës.

Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas. Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.

Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam ???? me #Shtet?#Punë?#Mirëqenie?”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera