Lajme

Rama përjashtohet nga fotoja zyrtare me zëvendëspresidentin Pence prej atleteve të bardha?!

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 03 August 2017

Kryeministri Edi Rama dje ka marrë pjesë në samitin e kartës së Adriatikut që u zhvillua në Malin e Zi.

Vizita e zëvëndëspresidentit amerikan Mike Pence në Ballkan ishte padyshim një ndër vizitat më të rëndësishme që ka ndodhur kohët e fundit.

Gjatë fjalës së tij Pence, vuri theksin tek roli i Malit të Zi dhe përfitimet që do të sjellë hyrja e tij në NATO, ama nuk foli as edhe një fjalë për rolin strategjik të Shqipërisë.

-Advertisement-

Por jo vetëm kaq, ajo që bie më shumë në sy është fakti që Rama ka munguar në foton zyrtare me liderat e Ballkanit.

Këtë mungesë të Ramës e ka komentuar ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka deklaruar se shkak për mungesën e tij ishin atletet e bardha të cilat kishte veshur kryeministri.

Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama është përjashtuar nga fotoja pasi ka thyer protokollin sepse kishte veshur atlete të bardha.

“Rama perjashtohet per shkak te atleteve nga foto familjare e Samitit te Podgorices!”, -shkruan his-kryeministri në rrjetet sociale. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera