Lajme

Rama për Kurtin: Kur takohemi kemi sinergji të plotë, qeshim jo pak

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 20 June 2022

Derisa flitet se raportet e Edi Ramës dhe Albin Kurtit nuk janë kurrqysh, Rama nisi takimin ndërqeveritar, duke folur për kiminë që e ka “me Albinin”.

Pasi kryeministri Albin Kurti lexoi fjalimin e tij në takimin mes dy qeverive, Rama tha se e la anash fjalimin e tij dhe se do të thotë fjalë të tjera.

“Unë e hoqa këtë fjalimin e pëgatitur, për tu fokusuar në disa pika që janë të rëndësie të vecantë”, tha Rama.

-Advertisement-

Fjalën e tij, Kryeministri Rama e nisi me kiminë që e ka me Kryeministrin Kurti, edhe pse, ai thotë se “pakkush e beson”.

“Është një kënaqësi e vecantë. Edhe pse pakkush e beson kur e them, se, ku ne takohemi, kemi një sinergji të plotë dhe qëshim jo pak. Kjo është e rëndësishme”, ka thënë Rama, përcjell Gazeta Express.

Kryeministri Rama ka arritur dje në Prishtinë, ndërsa përgjatë ditës ka vizituar njëherë sipërmarrësit, e më vonë familjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera