Lajme

Rama për arsyen e zhvendosjes së “Sunny Hill” në Tiranë: Kryekëput ndodhi nga zvarritja e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 16 June 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes ka mbajtur një konferencë për media, në lidhje me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë

Ai tha se ky është një lajm dëshpërues për Prishtinën dhe gjithë Kosovën.

“Ky është një lajm dëshpërues për qytetin si dhe për gjithë Kosovë. Sunny Hill Festival i takon Kosovës, i takon Prishtinës, u takon të rinjëve e të rejave tona që me padurim e kanë pritur me padurim këtë edicion”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Rama tha se arsyeja e zhvendosjes së këtij festivali në Tiranë është për shkak të zvarritjeve të qeverisë.

“Arsyeja pse ky festival është zhvendosur në Tiranë është kryekëput për shkak të zvarritjeve të qeverisë, e cila pavarësisht se i gjithë procesi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për shfrytëzim të festivalit është bërë në pajtim të plotë me ligjin, institucionet qëndrore kanë tentuar vazhdimisht të ndërhyjnë në kompetencat e Kuvendit Komunal dhe në kompetencat e Kryetarit të Komunës, ashtu siç edhe konfirmoi dje asociacioni i komunave”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës e quajti këtë një gabim të pafalshëm dhe dëm të madh për Kosovën.

“Kjo zvarritje e Qeverisë është e pafalshme dhe i ka bërë dëm të madh artit e kulturës, imazhit të vendit, rinisë sonë dhe ekonomisë së Prishtinës dhe mbarë vendit”, tha Rama.

Tutje, Rama tha se ka besim të plotë se festivali “Sunny Hill” nga viti i ardhshëm do të jetë siç u shpreh ai në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera