Rama pas takimit me Erdogan: Allahu do më shumë ata që janë të dobishëm
Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 08 December 2019
Pas takimit me presidentin e Turqisë Edogran, kryeministri shqiptar Edi Rama bëri thirrje për ndihmë nga konferenca e donatorëve.
Rama tha se Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm dhe se Turqia provoi se i përmbahet urtësisë së saj pas nuk braktisi një vëlla në nevojë.
Edi Rama: “Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes.
Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja.
Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten por për të thënë të vërtetën mes kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Mes dhimbjes së papërshkruara për jetët e humbura dhe shkatërrimin që ka qene pothuajse apokaliptike në disa zona. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë.”
Kreu i qeverisë tha se ky tërmet shkatërrimtar është më i madhi që vendi jonë ka pasur dhe se ka sfiduar Shqipërinë në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë sfidë tjetër.
Ndërsa shtoi se me ndihmën e këtyre shteteve Durrësi dhe Tirana mund të rimëkëmben shpejt.
Edi Rama: “Për të gjithë këtë dhe premtimin më shumë se fisnik të Erdogan për të ndërtuar 500 banesa, për të gjithë mirësinë e mbështetjen e tij dhe të popullit turk në tokën e plagosur në Shqipëri kam ardhur këtu që t’ju falënderoj dhe përulësi t’ju falënderoj dhe t’ju kërkoj të gjithëve të bashkoheni në këtë rrugëtim të dhimbshëm por të paharruar.
Dëshiroj që katastrofa me të cilën të përballemi të kthehet në frymëzim, dhimbja që po ndjejmë të kthehet në forcë dhe shkatërrimi që po shohim të shndërrohet në një peizazh të bukur në të ardhmen. Duke ju bashkuar çdo mëngjes e darkë shqiptarëve të mi me lutjen “Zot mbaje dorën” nuk mund të rresht së kujtuari dhe menduar se tërmeti shkatërrimtar, më i madhi që kemi pasur, na ka sfiduar në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë sfidë tjetër gjatë gjithë historisë moderne, ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme si Tiranën dhe Durrësin. Me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin dhe zonat e prekura atë që Turqia bëri për Izmirin pas tërmetit shkatërrimtar të 1999.”
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...