Lajme

Rama paralajmëron konferencë të donatorëve pas tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 28 November 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në ditët në vijim do të duhej një unitet më i madh kur do të dalin plagët edhe më të mëdha.

Rama në mbledhjen e Qeverisë, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar e po kontribuojnë pas tërmetit në Shqipëri, duke thënë se do të menaxhojnë në mënyrë të rregullt çdo cent që japin.

Ai ka lutur të gjithë ata të cilët nisen për të ndihmuar Shqipërinë, që të drejtohen te Ministria e Brendshme, për të ndihmuar në këtë mënyrë një shpërndarje sa më të mirë të këtyre ndihmave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera