Rama: Nuk qeverisim me PD. Pakt përtej zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 22 May 2017
“Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, kjo është bashkëqeverisje e zgjedhjeve për të siguruar një “fair play” të zgjedhjeve deri më 25 qershor si asnjëherë më parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri”.
Me këtë deklaratë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u kujdes të përjashtonte çdo mundësi bashkëqeverisje me opozitën pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
“PS dhe PD kanë qenë kundërshtare janë dhe do të jenë kundërshtarë politike, dy alternativa të ndryshme, dy rrugë të ndryshme, e jona për shtet, e tyre pa shtet dhe me të gjitha taksiratet e njohura që kanë sjellë për këtë vend dhe për këtë popull sa herë kanë marrë në dorë qeverisjen”, tha Kryeministri.
Vendosmëria e Partisë Socialiste për të mos shkelur rregullat e shtetit, thotë kryeministri Rama, ishte arsyeja përse ai nuk e pranoi paketën “McAllister”.
“Kompromis me kushtetutën ligjin dhe të drejtën e popullit për të zgjedhur ditën që ja jep kushtetuta e ligji këtë të drejtë, unë nuk bëj edhe sikur ta dijë që shkojmë në zgjedhje të vetëm. Ideja e çuar e zgjedhjeve matanë të dielës së fundit të qershorit ishte pjesa antiligjore jo vetëm, por edhe fyese e paketës “McAllister”. Një zgjidhje që miqtë dhe partnerët tanë as që mund ta imagjinojnë se mund ta mendojnë dhe jo më t’i diskutojnë në vendet e tyre, i kanë shpikur në Shqipëri gjithë këto vite pluralizmi sepse në fakt dhe për fatin më të keq aspak për fajin e tyre, por kështu i kemi mësuar ne 27 vjet me radhë, me lojërat tona prej kalamajsh në oborrin e katundit tonë politik”.
Marrëveshja PS PD, për kryeministrin, vendos një kufi të ri në këtë drejtim.
“Periodikisht do të takohen për të diskutuar për çështjet e integrimit, për çështje të interesit kombëtar që duhen adresuar nga politika jonë e jashtme për mirëkordinimin me faktorin politik shqiptar në rajon në mbrojtje të interesave të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, si dhe për punën e përbashkët që të përfshijnë diasporën në jetën politike dhe ekonomike të vendit”, u shpreh Kryeministri, raporton TCH
Të tjera
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...