Lajme

Rama nuk i sheh të arsyeshme arrestimet e zyrtarëve komunalë

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 11 September 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka adresuar arrestimet e zyrtarëve komunalë si dhe marrjen në pyetje të nënkryetarit Alban Zogaj.

Rama tha që këto arrestime kanë të bëjnë disa kontrata mbi vepër të cilat janë të nevojshme për Prishtinën, raporton Ekonomiaonline, përcjell Klan Kosova.

“Unë këtë e kuptova sa isha jashtë shtetit. E kanë marrë në pyetje edhe nënkryetarin, mendoj që është për disa kontrata mbi vepër, kryeqyteti funksionon me një buxhet me të dhëna të viti 2011 sa i përket numrit të banorëve. Kryeqytetit i kërkohen shërbime të shumta, prandaj këto kontrata janë të lidhura për shërbime në administratë në shëndetësi dhe janë mëse të nevojshme sepse numat që i kemi nuk janë të mjaftueshme”, ka thënë Rama në konferencë për media.

-Advertisement-

“Ajo çka ka ndodhur është jashtë proporcioneve nuk e shoh të arsyeshme, por po i’a lë procese ligjore të merren me këtë punë, nuk e shoh që ka pasur diçka jashtë normales, personalisht po them në bazë të arsyeje pse është bë, pse tash, do të kuptojmë më shumë e bisedojmë më vonë”.

Të dielën u arrestuan tre zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Zogaj, i cili është intervistuar si dëshmitar, ka thënë që k yrast ka të bëjë me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër për të cilat thotë se i ka trashëguar nga qeverisja e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera