Lajme

Rama: Nuk do të pranojmë asnjë veprim që bie ndesh me filozofinë tonë të bashkimit

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 26 November 2018

Në konferencën e mbajtur sot në Pejë, pas mbledhjes së dy qeverive, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se së bashku me Qeverinë e Kosovës, do t’punojnë intenzivisht për të çuar proceset e shqiptarëve përpara.

Ai, shtoi se dokumenti analitik që do të finalizohet nga të dy qeveritë, respektivisht nga të dy ministritë e jashtme, është një dokument që synon të krijoj vizionin strategjik të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi, në demografi, potencialet e zhvillimit ekonomik.

Më tej, Rama u shpreh se askush s’ka për të na penguar dhe askush s’ka për të na detyruar që të pranojmë asnjë veprim që bie ndesh me filozofinë tonë të bashkimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera