Lajme

Rama: Nuk do të ketë më listë të pritjes për mamografi, shërbimi do të ofrohet në kohë reale

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 27 April 2022

Nga sot, nuk do të këtë listë të pritjes për mamografi, kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se shërbimi do të ofrohet në kohë reale.

“Një lajm shumë i mirë për Kryeqytetin! Nuk do të ketë më listë pritjeje për mamografi, shërbimi  ofrohet në kohë reale në QKMF dhe QMF – V”.Me stafin e QMF-së , identifikuam nevojat dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që vazhdimisht të përmirësojmë shërbimet për qytetarët”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Mamografia për efekt kontrolli rutinë rekomandohet – për të zbuluar ndryshime të gjirit te femrat të cilat nuk shfaqin shenja, simptoma apo anomali të tjera të gjoksit.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është të zbulojë kancerin përpara shfaqjes së dukshme të shenjave klinike madje rreth dy vite para shfaqjes së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera