Rama: Njohja e Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë
Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 10 October 2021
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për televizionin spanjoll “RTVE”, ka folur edhe për tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut që dy shtetet janë duke zhvilluar me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje finale, shkruan Gazeta Express.
Rama ka thënë se tensionet janë pjesë e procesit dhe se s’mund të pritet që një proces pajtimi të vazhdojë qetësisht dhe pa tensione.
Ai thotë se njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia është kapitulli i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë.
“Tensionet janë pjesë e këtij procesi. Ne nuk mund të presim që një proces paqeje të përparojë qetësisht dhe pa tensione. Këtu lajmi i mirë është se tensionet lindin por edhe treten pasi të dy palët, sidoqoftë, komunikojnë dhe përpiqen të gjejnë zgjidhjet e nevojshme për njerëzit. Nuk është më si në të shkuarën. Ka një diferencë të madhe sepse kemi bashkëpunim rajonal, me takime dhe mbledhje të shumta, vajtje-ardhje dhe samite të çdo lloji. Sigurisht që Kosova është problemi i fundit, ende i hapur dhe i pazgjidhur nga shpërbërja Jugosllavisë, e pa dyshim, njohja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga Serbia është kapitulli i fundit i historisë plot dhimbje të shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka thënë Rama.
Ndërkohë i pyetur për faktin që Spanja ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Rama ka thënë se pozicioni i Madridit zyrtar nuk ndërlidhet fare me shqiptarët apo me Kosovën, por me historinë e vetë Spanjës dhe problemet e brendshme.
“Është e vërtetë, por e dimë fare mirë se pozicioni i Spanjës nuk ka fare të bëjë me asnjë problem që ka lidhje me shqiptarët apo me vetë Kosovën, por ka të bëjë me historinë e me problemet e veta të brendshme. Dakord, por duhet të jemi në fakt shumë të qartë këtu, pasi nuk ka asnjë lloj krahasimi të mundshëm ndërmjet problemeve të brendshme të Spanjës, lidhur me lëvizjet për pavarësi dhe ndarjes së Kosovës nga Serbia”, ka theksuar Rama.
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...