Lajme

Rama: Ngushëllime vëllazërore familjeve në Gllogjan, kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 26 November 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime për viktimat e krimit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit.

Përmes Twitter-it, Rama ka thënë se “Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve”.

“Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, shkruan Rama.

-Advertisement-

Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po barte nxënës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera