Rama nga Brukseli: Faleminderit mbarë popullit shqiptar që kurrë nuk u dorëzua
Autori: Gazeta inFokus
09:38 | 19 July 2022
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjitha vendet që mbështetën Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE dhe veçanërisht ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila feston sot ditëlindjen.
Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi gjithashtu popullin shqiptar për durimin e treguar drejt rrugës së gjatë të integrimit.
“Do t’ia nis me falënderime dhe dua të falënderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane”, tha ai.
Ndër të tjera, Rama u shpreh se falë popullit qëndroi në këmbë.
“Pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor”, tha Rama.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































