Lajme

Rama nga Brukseli: Faleminderit mbarë popullit shqiptar që kurrë nuk u dorëzua

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 19 July 2022

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjitha vendet që mbështetën Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE dhe veçanërisht ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila feston sot ditëlindjen.

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi gjithashtu popullin shqiptar për durimin e treguar drejt rrugës së gjatë të integrimit.

“Do t’ia nis me falënderime dhe dua të falënderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk  do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane”, tha ai.

-Advertisement-

Ndër të tjera, Rama u shpreh se falë popullit qëndroi në këmbë.

“Pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor”, tha Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera