Rama: Nëse duam që Serbia t’i kërkojë falje Kosovës duhet ta bëjmë paqen

Autori: Gazeta inFokus
21:01 | 06 April 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Ballkani është rajoni ku Rusia ka influencën e vetë më të madhe në kontinentin e Evropës. Duke folur për raportet Kosovë-Serbi, Rama tha se “nëse duam që Serbia një ditë t’i kërkojë falje Kosovës duhet të bëjmë paqen. Nuk kërkohet falja kaq kollaj, është proces”.
Në një intervistë për Klubin e Debatit Politik, ai ka theksuar se në gjeografinë shqiptare të rajonit ai ndikim është minimal, por sërish i rrezikshëm për të minuar objektivat e integrimit euroatlantik të shteteve.
“Përtej atyre kufijve të atyre republikave gjysmë të varura, gjysmë autonome andej nga stepat, sigurisht se Ballkani është edhe hallka më e dobët e gjithë zinxhirit të vendeve të Evropës në raport me influencën ruse. Brenda Ballkanit kemi dy realitete komplet të kundërta. Kemi realitetin shqiptar, të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku influence ruse është minimale edhe pse përpjekjet e Rusisë për të influencuar këtu nuk kanë munguar”, ka deklaruar Rama, përcjell The Geopost.
Ai ka nënvizuar se tentime për të krijuar trazira ka pasur edhe në Shqipëri, ani se ndikimi i Rusisë është i vogël.
“Për fat të keq kanë gjetur shqiptarë përmes të cilëve janë përpjekur ta bëjnë dëmin e tyre duke i paguar, siç edhe e keni ndjekur, por jo të gjitha, akoma nuk janë shfaqur plotësisht në sytë e publikut. Por, në fund të fundit, ky nuk është një vend dhe shqiptarët nuk janë një komb që kanë ndonjë nostalgji apo ndonjë oreks për Rusinë. Rusia është një vend i madh me një kulturë të jashtëzakonshme, me një histori të jashtëzakonshme, me vlera të mëdha, me shumë gjeni etj, etj. Por të gjitha këto, Rusia e sotme është një vend që s’ka më keq. Ndërkohë që me vendet e tjera Rusia ka tjetër marrëdhënie dhe vendet e tjera kanë tjetër qasje ndaj Rusisë në kuptimin e influencës dhe e gjithë bota sllavo-ortodokse është e ndikuar nga Rusia, plus në mënyrë të veçantë bota serbe, për arsye historike, për arsye konjukturash tradicionale politike”, ka thënë Rama.
Përskaj ndikimit të madh rus në Serbi, Rama ka thënë se ka qenë e jashtëzakonshme që e gjithë gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor ka mbajtur unitetin në raport me luftën në Ukrainë në aspektin politik dhe aspektin institucional në Kombet e Bashkuara.
Emocionet janë të rëndësishme për të bërë filma, për të shkruar kujtime, për të përjetuar historinë tënde për t’ia kaluar atë brezave, por interesat janë ato që vendosin në marrëdhëniet mes shteteve dhe në marrëdhëniet e një rajoni”, ka thënë kryeministri shqiptar.
Sipas tij, interes i Perëndimit dhe i shqiptarëve është që Serbia të rreshtohet kah BE-ja dhe SHBA-ja, e jo të izolohet.
“Cili është interesi ynë? Që Serbia të izolohet, që Serbia të kthehet në një forcë destruktive apo që Serbia të integrohet me të gjitha vështirësitë, me të gjitha pengesat, me të gjitha ato përpëlitjet e veta në këtë komunitet dhe që çdo kërcitje këtu që kthehet, përkthehet në shkrehje armësh dhe në njerëz jeta e të cilëve vihet në rrezik të evitohet. Unë them që kjo e dyta është më e rëndësishme. Cila është më e rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve tanë në këtë rajon, që t’iu trashëgojmë atyre pasionin për të luftuar kundër njëri-tjetrit dhe mbi të gjitha gjëja që shqiptarët kudo ku janë dhe ata të Kosovës në mënyrë të posaçme, duke qenë se ata kanë pasur pjesën më të madhe të vuajtjes nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit, s’duhet ta harrojnë kurrë, që shqiptarët e kanë fituar luftën. Shqiptarët e kanë fituar luftën e tyre”, ka deklaruar Rama.
Informacionet e operimit të grupeve paramilitare ruse në veri të Kosovës, tentimet për puç në Mal të Zi në vitin 2016 dhe në Maqedoni të Veriut në vitin 2017, Rama i sheh si rrezik ndaj të cilit rajoni duhet të jetë më syçelë.
“Patjetër që rreziku ekziston dhe ky rrezik do të na bëjë të mendojmë për paqe, të mendojmë për të ruajtur një unitet mes vendeve të rajonit. Të gjitha ato tjerat realizohen. Nëse duam që Serbia një ditë t’i kërkojë falje Kosovës duhet të bëjmë paqen. Nuk kërkohet falja kaq kollaj, është proces. Pra, duhet të bëjmë paqen. Dhe, puna për paqen është shumë më e vështirë… Ka disa që thonë se paqja është shumë më e vështirë se lufta. Unë luftë s’kam bërë, preferoj paqen. Sigurisht që lufta është mjet i fundit”, ka nënvizuar në fund Rama.

Të tjera
-
Deputetët mblidhen nesër për herë të 23-të me radhë
Si zakonisht edhe gjatë ditës së nesërme të zgjedhurit e popullit pritet të m...
-
Kurti ua kaloi tokat Manastirit të Deçanit “për përfitim politik, jo sundim të ligjit”, thotë ambasadori gjerman
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, në një tryezë të organizuar nga Lëvizja ...
-
Musliu: Kosova në kurth të Albin Kurthit, kuvendi është shndërruar në një skenë teatri !
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka reaguar pas sit...
-
Rubio: Zyrtarët e huaj që ua shkelin të drejtat amerikanëve, siç është liria e shprehjes, s’do të lejohen të hyjnë në SHBA
Departamenti i Shtetit ka njoftuar një politikë të re të kufizimit të vizave ...
-
Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë
Qeveria gjermane më 28 maj u pajtua për planet për të vendosur kufizime ndaj ...
-
Quni: Nesër skenare të njëjta në seancë, me VV-në nuk preferojmë të kemi qeveri
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka deklaruar se pret që edhe nesër të ketë kon...
-
Haradinaj: Trendafilova së pari po shkon në Beograd, pastaj në Kosovë– Po shpenzon para të Evropës për pengim të drejtësisë
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Harad...
-
Mendimi për motin: Shi e më ftohtë të enjten, nga fundjava më shumë diell e temperaturat në rritje
Mendimi për motin: Shi e më ftohtë të enjten, nga fundjava më shumë diell e t...
-
Kremlini: Qëndrimi i papërgjegjshëm i Gjermanisë është provokim i mëtejshëm i luftës
Moska ka reaguar ndaj vendimit të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën me fo...
-
Osmani takon kontingjentin e FSK-së para nisjes në ShBA për trajnimin JRTC
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka arritur sot në Kosovë pas një qënd...
-
Policia me aksion në Prishtinë, bastisje në tetë lokacione e katër të arrestuar
Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në tetë lokacione të Prishtinës dhe k...
-
Urdhri i Trump për ambasadat: Ndaloni takimet me të rinjtë për viza studentore
Administrata e presidentit Donald Trump ka urdhëruar ambasadat amerikane nëpë...