Lajme

Rama në Open: Dialogu Kosovë-Serbi është shah jo boks!

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 27 September 2021

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel ka komentuar situatën e nxehtë mes Serbisë dhe Kosovës, pasi kjo e fundit vendosi reciprocitetin e targave.

Ai u shpreh se dialogu me Serbinë është shah dhe jo boks.

Kjo shprehje e tij nënkupton se ky konflikt duhet të zgjidhet me qetësi dhe strategji ashtu si loja e shahut dhe jo me dhunë.

-Advertisement-

Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah, janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën. Aty del një gjeneral që mbështet manovrat që t’i japë zemër që t’i japë zemër bijve të Serbisë. Ai është një fantazmë që zgjohet dhe ju flet veshëve dhe mendjes atyre që janë të verbër komplet që djegin qendrën e regjistrimit të targave”, tha Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera