Rama në Itali: Serbia duhet ta njohë Kosovën, mund ta ndërtojmë një rrugë të përbashkët
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 18 November 2021
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, me rastin e vizitës së tij në Romë, ka folur, mes tjerash, për çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e rajonit.
I pyetur se çfarë marrëdhënie ka shqipëria me vendet përreth saj, kryeministri shqiptar u përgjigj duke theksuar nevojën për njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë më të mira, sigurisht që mbeten probleme siç është njohja e Kosovës nga Serbia, por mendoj se ekziston mundësia e ndërtimit të një rruge të përbashkët. Atëherë varet nga ne nëse ia dalim apo duam të biem në grackat e së shkuarës”, tha Rama.
Në pyetjen se a do të mund të realizohet “Ballkani i Hapur” me përfshirjen e Kosovës dhe vendeve tjera në të, Rama tha se po punojnë për ta arritur këtë.
“Ne jemi duke punuar për këtë, por, siç thashë, kjo varet vetëm nga ne”, u shpreh Rama, transmeton Gazeta Express.
Rama ka shkuar në Itali, së bashku me gjysmën e qeverisë shqiptare. Ai e nisi ditën në Palazzo Chigi ku tha se ka “privilegjin” ta takonte homologun e tij Mario Draghi, “një personazh – siç tha ai – që ka dalë nga faqet më të mira të historisë politike të Evropës”, për të përfunduar më pas me takimin e Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.
Të tjera
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...
-
Ferizaj, sekuestrohen katër automjete që i kërkonte Interpoli
Policia e Kosovës i ka gjetur të martën katër automjete me targa franceze në ...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Qytetarët kanë 2 opsione – integrim apo izolim
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka hedhur votë...
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...
-
Spanja liron aksidentalisht bosin holandez të drogës, më pas ai arratiset
Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarde...