Rama ndërmjetësues në mes Hardinaj dhe Erdogan
Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 04 April 2018
ë martën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u takua me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që kishte mbërritur në Tiranë në një vizitë të beftë dhe jozyrtare.
Ky takim u zhvillua në ambiente informale dhe u raportua se temë ishin tensionet mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq, të akuzuar si terroristë nga Erdogan.
Por, kryeministri Edi Rama mohoi se atij i është kërkuar që të ndërmjetësojë tek presidenti turk.
“Prodhojmë më shumë histori seç mund të tresim! E gjithë kjo ishte një histori e prodhuar që është më shumë se ç’mund të tpresim. Kur vjen puna për teoritë e konspiracionit..s’po e them atë fjalën turke (kazan), se pastaj mërziteni ju!”, u përgjigj kryeministri Edi Rama pyetjes së Top Channel.
Thaçi ka marrëdhënie të mira me presidentin turk Erdogan dhe si president i Kosovës i cilësoi personat e deportuar në Turqi si njerëz të përfshirë në aktivitete antiligjore, duke mbrojtur kështu dorëzimin e tyre pranë autoriteteve turke.
Kundër këtij veprimi ka dalë hapur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe kreun e Shërbimit Informativ, pasi nuk e kishin vënë atë në dijeni. Kjo e çoi në një përplasje ballore me presidentin turk, i cili në dy deklarata publike e ka kërcënuar se do të jepte llogari se përse mbështet gylenistët.
Në këtë mes, Edi Rama është ai që ka marrëdhënie të mira me të tre, Thaçin, Haradinajn dhe Erdoganin, duke u përpjekur kështu të rikthejë paqen jo vetëm mes dy aleatëve në Prishtinë, por edhe mes Kosovës dhe Turqisë.
Rama u takua pak ditë më parë me Erdogan në Stamboll.
Të tjera
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, kaq ishte magnituda
Një tërmet është shënuar pak minuta më parë në Shqipëri. Tërmeti, sipas Qe...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...