Lajme

Rama ndër tre kryeministrat më të pëlqyer në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 03 August 2017

Kryeministri Edi Rama është një ndër 3 kryeministrat më të pëlqyer në rrjetin socialFacebook. Këtë gjë e bën me dije gazeta serbe “Danas” e cila e rëndit Ramën të tretin pas Dmitry Medvedev.

Kësaj liste i prinë Angela Merkel me 2,5 milionë ndjekës, e ndjekur nga Dmitry Medvedev me 1,5 milionë ndjekës. Aty është edhe kryeministri Rama me 1.117.249 pëlqime që e ndjekin aktivitetin e tij në rrjetin më të popullarizuar social në botë.Vlen të theksohet se nga liderët ballkanikë, më i pëlqyeri del të jetë kryeministriRama, kurse kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, “ndiqet” nga vetëm 65.242 persona.

Pak i ndjekur se Plenkoviç është kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, të cilin e ndjekin në rrjetin social “Facebook” 65.596 persona.Lideri më pak i ndjekur në “Facebook” është Robert Fico, kryeministri sllovak, me vetëm 4.604 persona. /albeu.com/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera