Lajme

Rama ndan mirënjohje për myftiun Tërnava për kontributin në arsim gjatë viteve të 90-ta

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 13 June 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame Naim Tërnava, ka marrë mirënjohje nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Tërnava u dekorua për kontributin dhe rolin e tij në arsim dhënë në vitet 90-ta, në 30 vjetorin e fillimit të të ashtuquajturave “Shtëpi Shkolla”.

“Për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë mirënjohje për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava për kontributin dhe rolin e tij në arsim dhënë në vitet 90-ta. Kjo mirënjohje u dha me rastin e shënimit të 30 vjetorit të fillimit të operimit të të ashtuquajturave “Shtëpi Shkolla”, të cilat luajtën rol jashtëzakonisht të madh, për ta mbajtur gjallë arsimin shqip, e për ta përforcuar rezistencën kundër okupimit, duke shërbyer kështu si vatra të dijes dhe si një dritare e shpresës për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

Të tjera