Lajme

Rama: Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 12 January 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit”, transmeton Gazeta inFokus.

Në reagim të deklaratës së presidentit, kreu i qeverisë u shpreh se “Gjykata Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade”.

“Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, theksoi Rama./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera