Lajme

Rama “mirmëngjes” me Shkodrën: Humbim shumë nëse ndalemi sot

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 15 May 2017

Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke postuar një statis për investimet e reja që janë bërë në spitalin e Shkodrës.

“Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të 4 shërbimeve të reja shëndetësore të ndërtuara për herë të parë pas 25 vjetësh në spitalin Rajonal të Shkodrës: Koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe reparti i rezonancës magnetike në shërbimin e imazherisë.

Sot në Shkodër përurojmë edhe repartin e ri të reanimacionit pranë kardiologjisë, rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

-Advertisement-

Shumë është bërë për shërbimin shëndetësor dhe ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara #PërShqipërinëQëDuam me #Shtet #Punë #Mirëqenie dhe me#PartinëSocialiste”, ka shkruar kryeministri Rama. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera