Lajme

Rama merr dozën e tretë të vaksinës: Mos u besoni delirantëve

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 02 December 2021

Kryeministri Edi Rama, pasi mori sot dozën e tretë të vaksinës, u kërkoi punonjësve të administratës që të bëjnë vaksinën, duke i paralajmëruar se një ditë nuk do të kthehen më në punë nëse nuk e bëjnë.

“Nëpunës të këtij shteti të vaksinohen se mund të vijë momenti që të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur kartelën e vaksinimit online e s’do paguhesh nga taksat e qytetarëve pse s’duan të vaksinohen.

U them gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike në punën e tyre që të vaksinohen se mund të vijë momenti s’do lejohen të hyjnë në markete e dyqane, të gjithë atyre që kanë dyqane se mund të vijë momenti që do u mbyllet dyqani, e kështu me radhë të gjithëve.

-Advertisement-

S’mundet dot që për shkak se një pjesë i bën karshllëk shëndetit të vet e të familjarëve. Unë nuk e kuptoj qartë nga gjithë çfarë po ndodh pas vaksinimit aq më tepër sot ku gjithë bota është e shqetësuar për variantin e ri por prapë së prapë është e sigurt që vaksina mbron”, tha Rama.

Rama po ashtu ai paralajmëroi se mund të merret vendimi për të mos lejuar të futen në Shqipëri personat e pavaksinuar.

“Është e sigurt që vaksina mbron, shpëton jetën. Ata që janë të vaksinuar e kalojën lehtë sëmundjen, të pavaksinuarit përfundojnë në kthetrat e vdekjes. Mesazhi sot është i qartë. Ne po ndjekim të gjitha diskutimet me Komitetin përkatës dhe duke parë çfarë po ndodh, mund të vijë dhe vendimi që kush do të vijë në Shqipëri duhet të tregojë që është i vaksinuar dhe nuk do lejohet të futen të pavaksinuarit këtu”, tha Rama.

Kryeministri më tej u bëri thirrje që njerëzit ti besojnë shkencës dhe jo delirantëve në internet. Ai tha se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja.

Rama: Unë bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme, sepse nuk e kuptoj dot se si në shekullin e 21 nuk i besohet shkencës, por disa delirantëve në internet. Nga Amerika në Australi, dhe u është hap goja atyre që s’kanë lidhje me humanizmin dhe shëndetin publik. Kjo është skandaloze dhe e turpshme, dhe ne vend ti besosh shkencës dhe fakteve, se vaksina të mbron nga vdekja, çfarë mund të thuhet tjetër sot. Ne kemi bërë çmos që mos ngarkojmë psikologjikisht e mos stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë, duhet të jemi të qartë për një gjë, ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë të dalë ku të dalë se mbajmë përgjegjësi.

Kujtojmë se më herët sot, komiteti i imunizimit ka marrë vendimin që edhe në Shqipëri të nisë aplikimi dozës së tretë të vaksinës mbi personat 18 vjeç, nëse ka kaluar gjashtë muaj nga aplikimi i dozës së dytë.

Një muaj më parë, komiteti teknik i ekspertëve në rekomandimet e fundit vendosi marrjen e një doze të tretë të vaksinës për të gjithë personat mbi 60 vjeç. Këtë të enjte, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të gjithë personat që janë mbi 18 vjeç, mund të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka apeluar se sot në Shqipëri, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.Gjithashtu në vend ka disa kohë që ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera