Lajme

Rama me kravatë Kuq e Zi në takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 20 October 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka pritur në Tiranë kryediplomatin grek, Nikos Dendias, me të cilin kanë diskutuar për kontestin detar mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.

Rama si një prej politikanëve që njihet për eksperimentim me veshje, është kujdesur që në takimin me politikanin grek të vendos një kravatë me simbolikë.

Në fotografitë e publikuara shihet se kravata e Ramës është kuq e zi dhe me simbolin e shqiponjës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera