Lajme

Rama me Blinken: Apelojmë autoritetet në Kosovë të mos bëjnë asnjë hap pa koordinim me aleatët

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 15 February 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka folur një pjesë të konsiderueshme për Kosovën.

Ai ka bërë thirrje bashkë me Blinken për institucionet e Kosovës që të mos ndërmarrin hapa të pakoordinuar.

“Apeli im, apeli ynë, për autoritetet e Prishtinës është që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar dhe të pakoordinuar me aleatët strategjikë sepse në radhë të parë është në interesin e tyre dhe në interesin e aleancës tonë”, ka thënë Rama.

-Advertisement-

“Nga veprimet e pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme. Por kështu nuk fitohet e ardhmja”.

Rama ka thënë se kërkesat e ndërkombëtarëve në dialog nuk janë shtrënguese dhe se asaj nuk i kërkohet që ta lëshojnë asnjë milimetër toke.

“Ne jemi të vetëdijshëm për dhimbjen e plagëve të nj tragjedie jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë. Jemi të vetëdijshëm edhe për faktin që në momente të caktuara si rasti i Banjskës, Serbia nuk është se ndihmon si duhet procesin”.

“Në radhë të partë shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë në duhet të jemi të vetëdijshëm se është në interesin tonë, të Kosovës, që të përparojë unilateralisht”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera