Lajme

Rama me biçikletë rrugëve të kryeqytetit: Prishtina po frymon, po punojmë në lirimin e trafikut

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 24 April 2022

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me stafin e komunës së Prishtinës, gjatë ditës së diele kanë dal për të shëtitur me biçikleta nëpër rrugët e kryeqytetit.

Këtë e ka bërë vetë të ditur Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai shkroi se janë duke punuar për lirimin e trafikut në kryeqytet, shkruan Telegrafi.

-Advertisement-

“Merre biçikletën e dil!’ E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biçiklave rreth e qark Unazës. Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve. Prishtina po frymon!”, kishte shkruar Rama.

Ndryshe Komuna e Prishtinës mori vendim që të shtunën ta testojë shndërrimin e gjithë unzës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, madje kjo gjë vazhdoi edhe gjatë ditës së diele.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera