Lajme

Rama mbërrin në PDK për takimin me Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 27 September 2021

Pas konferencës së përbashkët për medie që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, ka mbërritur në selinë e partisë më të madhe opozitare, PDK, për takimin me kryetarin e saj Memli Krasniqi.

Mediat janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse do të ketë deklarime për media pas këtij takimi.

Kujtojmë se Rama, pas këtij takimi, do të ndalet edhe në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për takim me kryetarin Lumir Abdixhiku.

-Advertisement-

Gjithashtu, janë pararë edhe takime me kreun e AAK-së, Ramush HAradinaj, atë të AKR-së, Behgjet Pacolli, si dhe të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera