Rama: Masat e marra për 6 dhjetorin nuk diskutohen

Autori: Gazeta inFokus
18:07 | 01 December 2022
Masat e sigurisë të marra për samitin e 6 Dhjetorit në Shqipëri dhe refuzimi i lejes nga policia për protestën e opozitës, nuk janë marrë nga qeveria, por nga organizatorët.
Ndaj kryeministri shqiptar, Edi Rama, thotë se ato nuk janë të negociueshme.
“Janë masa sigurie të bazuara në kritere dhe në standarde që do t’i garantojë çdo vend që do të marrë përsipër të mikpresë një samit të këtyre përmasave. Këto janë të bazuara në kërkesat që kanë ata që vijnë këtu dhe organizojnë samitin. Këtë samit e organizon Këshilli Europian, nuk e organizon Shqipëria. Shqipëria është mbështetëse dhe është mikpritëse e këtij samiti. Ky nuk është vendim i qeverisë shqiptare. Këtu hyjnë në fushë siguria e samitit dhe garantimi i të gjitha masave të kërkuara të sigurisë për të gjithë liderët dhe delegacionet e mbarë Europës. Çfarë lidhje ka kjo këtu me Mujin dhe Halilin? Unë nuk shoh lidhje”.
Rama thotë se opozita s’mund të marrë peng as vendin dhe aq më pak një samit të përmasave ndërkombëtare, si ai i 6 Dhjetorit.
“Këtu nuk ka palë që tërhiqen ose jo. Këtu ka një aktivitet që është aktiviteti më i rëndësishmi në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, apo të Shqipërisë para se të bëhej republikë. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë i gjithë kontinenti me shprehje të qartë respekti për Shqipërinë dhe në mbështetje të asaj linje tanimë të kristalizuar që e sheh Shqipërinë si një faktor kyç në rajon dhe për shkak të rajonit në funksion të Europës. Këto pastaj historitë e 1912-s që vazhdojnë dhe tirren janë çështje që për fat të keq nuk i shmangim dot. Por nga ana tjetër nuk mund ta marrin dot peng as Shqipërinë dhe aq më pak një samit të këtyre përmasave. Kjo nuk është çështje palësh, tërhiqen ose jo”, tha Rama
I pyetur nëse 6 Dhjetori do të jetë ditë pushimi, Kryeministri Rama tha se puna do të vazhdojë normalisht.
“Nuk është marrë asnjë ditë pushimi, nuk ka asnjë ditë pushimi. Është një lajm i rremë dhe puna do të vazhdojë normalisht”.
Në ditën e zhvillimit të samitit, disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara, si pjesë e masave për të garantuar mbarëvajtjen e tij./tvklan
Të tjera
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...