Lajme

Rama: Legalizuam shtëpitë e shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 17 June 2017

Kryetari i PS-së, Edi Rama, në një takim elektoral të shtunën në Kamëz, kërkoi votën e të gjithë shqiptarëve më 25 qershor, ndërsa theksoi se PS ka legalizuar 138 mijë objekte, prej të cilave 93 për qind kanë qenë shtëpi shqiptarësh, pa dallim bindjesh politike.

Duke u ndalur te procesi i legalizimeve, Rama tha se “në 8 vjet, PD bëri vetëm 21 mijë legalizime me lekë në dorë, dhe nga këto 85 për qind ishin biznese, lokale, motele, hotele, bingo, etj., dhe vetëm 15 për qind ishin shtëpi .

“Ata legalizuan 21 mijë objekte gjithsej në 8 vjet, ne në 2 vjet e gjysmë bëmë 138 mijë legalizime dhe nga këto 93 për qind shtëpi shqiptarësh, pavarësisht bindjeve politike”, tha Rama.

-Advertisement-

Duke kërkuar fuqinë për të qeverisur edhe në një mandat tjetër, Rama tha se “këtë mund ta bëjë vetëm populli duke na votuar për të mbajtur drejt timonin e qeverisjes, pa qenë të detyruar të mbajmë të tjerë në prehër”.

“Për ne, çdo familje shqiptare është mbi të majtën dhe mbi të djathtën dhe unë ju siguroj se nëse shqiptarët në 25 qershor do të sillen si çdo popull, në çdo vend të zhvilluar, duke mos u ndarë në hijen e flamujve të partive për një lëmoshë, por do të votojnë skuadrën më të mirë, atëherë ne do të bëjmë shumë më shumë në 4 vitet e ardhshme”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera