Lajme

Rama largon kubëzat tek pjesa e vjetër e qytetit

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 24 December 2021

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është liruar trotuari nga disa thasë me kubëza që kanë qëndruar për disa muaj në pjesën e vjetër të qytetit.

Rama ka thënë se njëjtë do të veprohet edhe në raste të tjera.

“Kemi kërkuar që të lirohen hapësirat publike e trotuaret! Këto kubëza kanë qëndruar këtu me muaj të tërë, duke penguar qytetarët, por edhe bizneset në këtë pjesë të qytetit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera