Lajme

Rama: Kush shkel lejen e ndërtimit do shkojë në burg

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 01 December 2019

Gjatë fjalës së tij në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi se ndërtuesit dhe arkitektët që nuk respektojnë lejet e ndërtimit do përfundojnë në burg.

Po kështu, Rama shtoi se deri më sot kjo ka qenë beteja e tij e humbur, për disa vite me radhë, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

“Ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit do të shkojnë në burg. Kur e ke lejen për 8 kate dhe i thonë hajde ma bëj 12, ata duhet të denoncojnë. Ata janë gardiani. Nuk mendohet që arkitekti të shkojë jashtë asaj që është vepra e tij”.

-Advertisement-

“Duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe të ketë pasoja penale dhe financiare. Gjitha jeta ka qenë kështu. Kjo ka qenë beteja ime e humbur, e kam humbur me shoqatat, me parlamentin, kur isha kryetar bashkie”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera