Rama krenohet që Shqipëria është në gjendje të garantojë energji elektrike për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 30 December 2021
Në konferencën vjetore të mbajtur ditën e sotme, 30 dhjetor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli në vëmendje krizën energjitike në Kosovë duke e cilësuar si një problem global.
Ai bëri krahasimin mes Shqipërisë dhe Kosovës e cila po përballet me ndërprerje të energjisë.
Rama tha se Kosova sot është në kthetrat e një krize që për arsye objektive, sipas tij, është e mbërthyer nga këto kthetra dhe është në kushtet kur duhet të zgjedhë mes kufizimeve drastike dhe rritjes së çmimeve.
“Më vjen shumë mirë që jemi sot në gjendje që jo vetëm të garantojmë energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë jo vetëm pa kufizime të energjisë, por dhe pa rritje të çmimit dhe t’i japim Kosovës mundësinë që dy ditët që ndajnë vitet që janë një festë të kenë furnizimin të pandërprerë me energji. Nuk është diçka fare e lehtë por mendoj që në sëkëlldira të mëdha dhe në gëzime duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi”, tha Rama.
Kryeministri Rama tregoi dhe ambicien e shpallur që brenda kësaj dekade, pra në kuadër të vizionit të Shqipërisë 2030 Shqipëria të kalojë në eksportues Neto të energjisë.
“Do ta bëjmë duke rritur kapacitetet, duke zgjidhur problemin e trashëguar dramatik të hedhjes së parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujë për ditët e thata, duke vënë në punë më në fund me një skemë të re dhe më nje kompani të madhe amerikane TEC-in e Vlorës, duke rritur edhe kapacitetin e prodhimit nga uji ku jemi duke vlerësuar një projekt të madh që do të shtojë ndjeshëm kapacitetet”, shtoi tutje Rama.
Sipas tij, të gjitha këto do të bëjnë që Shqipëria të hyjë në rrugën e një transformimi epokal për sa i përket sektorit elektro-energjitik.
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...